Qeveria e Maqedonisë ka paraqitur në Kuvend propozimin për rishikimin e buxhetit, me të cilin synon të zvogëlojë në masë të madhe harxhimet joproduktive, reklamat qeveritare, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit të zyrtarëve, e të gjitha këto me qëllim realizimin e projekteve të ekzekutivit të ri që drejtohet nga Zoran Zaev.
Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, me rishikimin e buxhetit parashikohet që deficiti të mbetet në kuotën e 2.9 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa rritja ekonomike të sillet në rreth 2.2 për qind, në vend të parashikimit të parë prej 3 për qind. Po ashtu është paraparë shkurtimi i harxhimeve për 48.7 milionë euro, aq sa edhe i investimeve kapitale. Të gjitha projektet tjera infrastrukturore do të realizohen sipas dinamikës së paraparë. Sipas propozimit të financave, të ardhurat janë paraparë në shifrën e rreth 3 miliardë euro kurse shpenzimet në 3.300 miliardë euro.
“Rishikimi është një arsye apo një rast i mirë dhe mundësi për të nisur me realizimin e projektimeve të Qeverisë së re. Buxheti ishte miratuar në tetor të vitit të kaluar, përkundër kundërshtimeve të LSDM-së se buxheti duhet të miratohet nga Qeveria e re, por VMRO-ja nuk mori parasysh vërejtjet tona dhe miratoi buxhetin me projektime sipas interesave të saj politike, dhe jo nevojave të qytetarëve apo interesit shtetëror”, thotë Petre Shilegov nga Lidhja Social Demokrate.
Miratimi rishikimit të buxhetit pritet të zgjas me ditë të tëra, për shkak të qindra amendamenteve që janë paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nga partia e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski thonë se amendamentet e propozuar nuk janë asgjë tjetër por vazhdimësi e realizimit të politikave ekonomike të Qeverisë së kaluar.
“Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë paraqitur 706 amendamente, 40 prej të cilëve janë amendamente strategjike, për realizimin e projekteve strategjike që kanë filluar të realizohen apo që janë premtuar nga OBRM-PDUKM-ja. Rreth 300 amendamente të tjera kanë të bëjnë me sferën lokale, pra që kanë të bëjnë me realizimin e nevojave të qytetarëve në pushtetin vendor. Grupi i tretë prej më shumë se 300 amendamenteve, ka të bëjnë me të njëjtat amendamente që ishin paraqitur nga LSDM-ja kur ne ishim në pushtet e që tani janë lënë anash. Me këtë duam të denoncojmë premtime e rrejshme të kësaj partie kur ishte në opozitë”, ka deklaruar Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM
Nga partitë në pushtet, vetëm Bashkimit Demokratik për Integrim ka paraqitur tri amendamente, e që kanë të bëjnë me rritjen e fondeve për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, shtëpinë e alfabetit në Manastir dhe një amendament për Qendrën për menaxhim me kriza, që drejtohet nga kuadër i kësaj partie.
Ekspertët nga ana tjetër thonë se rishikimi i buxhetit duhet të jetë një veprim serioz dhe i projektuar mirë dhe jo vetëm se formalitet për të plotësuar ambiciet politike.
“Sigurisht se çështja e rishikimit të buxhetit nuk guxon të jetë vetëm se një formalitet, dhe për më tepër të shkurtohen fondet që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, por edhe të shqiptarëve siç ka ndodhur zakonisht. Vlerësoj se me rëndësi është realizimi i projekteve kapitale, mbështetja direkte apo indirekte e sektorit të biznesit në përgjithësi i cili do të siguronte kthimin në binarët e shëndosh të ekonomisë vendore”, thotë për Radio Evropa e Lirë, Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër