LAJMI I FUNDIT:

Vozitje e çmendur prej 206 kilometra në orë në autostradën Ibrahim Rugova (Video)

Vozitje e çmendur prej 206 kilometra në orë në autostradën Ibrahim Rugova (Video)

Shpesh rrugët e Kosovës bëhen pista për vozitje të shfrenuar, që rrezikojnë edhe jetët e pjesëtarëve të tjerë të trafikut.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në autostradën Ibrahim Rugova, i cili është kapur nga kamera e kallxo.com, derisa vetura po udhëtonte nga drejtimi i Prishtinës për në Prizren.


Vetura e llojit Audi, është filmuar tek vozitej me shpejtësi mbi 200km/h, ndërsa e njëjta për fat të mirë është arritur të ndalohet nga patrulla policore e rastit.

Policia ka bërë të ditur se radari i tyre kishte regjistruar shpejtësinë prej 206km/h të kësaj veture.