LAJMI I FUNDIT:

Bozhinovski tregon arsyet dhe mënyrën e arrestimit (Video)

Bozhinovski tregon arsyet dhe mënyrën e arrestimit (Video)

Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski për Radio Kanal 77 ka treguar mënyrën se si është arrestuar dhe se kush ka qenë i përfshirë në dhënien e urdhërit që ai të arrestohet.

Bozhinovski thotë se Qeveria e Serbisë nuk e ka miratuar arrestimin e tij dhe as që e ka zbatuar urdhërin për arrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia.


Ai thotë se arrestimin e tij dhe sjelljen në Maqedoni e ka realizuar Interpoli dhe se është nxitur nga Bllagoj Mehanxhiski, pronar i korporatës për barna në Maqedoni ”Zegin”.

Bozhinovski mendon se tekstet e tijë për të vërtetën e tij rreth sjelljes së barnave nga një shtet i Lindjes ka shkaktuar nervozë në këtë korporatë dhe i njejti ka porositur arrestimin tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas Bozhinovskit, arrestimi i tijë është bërë për shtatë orë ndërsa këtë akt e quan si kindapim.

Bozhinovski thotë se pas tre ditë kur ai e publikoi shkrimin për dyshimet rreth kualitetit dhe prejardhjes së barnave, ai është arrestuar dhe sjellë në Maqedoni. /Telegrafi/