LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i Neurokirurgjisë dyshohet për marrje të ryshfetit me dhjetëra mijëra euro e dollarë

Ish-drejtori i Neurokirurgjisë dyshohet për marrje të ryshfetit me dhjetëra mijëra euro e dollarë

Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike pranë sektorit për Punë të brendshme dje ka ngritur një padi penale kundër A.Ç. (57), ish-drejtor i Klinikës për neurokirurgji në Qendrë klinike universitare ‘Nënë Tereza’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai dyshohet për veprën penale për kryerje të ‘Fitim jolegal dhe fshehje të pronës’.

Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e njësitit ishte konfirmuar se i akuzuari nga periudha e vitit 2007 deri 2017, në kundërshtim me ligjin, nuk ka paraqitur gjendjen pronësore në Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit, dhe ka fituar shumë të madhe të parave, pronë të patundshme dhe monedha nga metale të çmuara.


Nga ana e Njësitit për krime ekonomike dhe kompjuterike, e cila ka vepruar me urdhër të gjykatës dhe Prokurorisë publike, ishte hapur arka e bankës, e marrë si ryshfet nga ana e të akuzuarit dhe janë gjetur 199 mijë denarë, 18.300 dollarë, 21.900 franga zvicerane, 1.500 funta, 50 leva bullgare, si dhe portofol me 19 monedha të metaleve të çmueshme dhe stoli ari.

I akuzuari nuk ka dëshmi për origjinën e këtyre mjeteve dhe lëndeve.

Poashtu në zyrën e tij të punës, gjatë muajit maj 2017, i janë gjetur gjithsej 24.890 euro, 4.477 dollarë amerikane, 2.250 franga, 65 dollarë australiane, 170 kuna kroate, 60 leva dhe 4.700 denarë si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur 9.750 euro dhe 10 mijë denarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori