LAJMI I FUNDIT:

Treni merr jetën e një burri nga Demir Kapija

Treni merr jetën e një burri nga Demir Kapija

Sot në mëngjes rreth orës 9:15 minuta ka ndodhur një tragjedi komunikacioni hekurudhor ku ka humbur jetën një burr nga Demir Kapija.

Bëhet fjalë për personin N.N i cili ka qëndruar në binarët e trenit deri sa është goditur nga treni i linjës Shkup-Gjevgjeli, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se treni nuk ka mundur të ndalojë shpejtësinë pasi vendi ka qenë në kthesë dhe viktima nuk është dukur në horizont.


Për momentin janë duke u pyetur dëshmitarët për ngjarjen e ndodhur dhe se policia së bashku me mjekun ligjor janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/