LAJMI I FUNDIT:

Pritje të gjata në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Pritje të gjata në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Sot fillon fundjava dhe për këtë qytetarët e Maqedonisë kanë vendosur që të kalojnë dy ditë pushimi në Greqi.

Praktika e pritjeve të gjata në kufi ka vazhduar edhe sot ku janë bërë kolona të gjata me vetura dhe mjete transporti. Kjo agoni e qytetarëve ka ngjallur edhe reagime.

Qytetarët kanë kërkuar nga organet e rendit më shumë përkushtim dhe kjo ka rezultuar si e suksesshme pasi kolona që kishte pritur për një orë ishte pastruar për disa minuta.


Kjo ndodh çdo fundjavë dhe çdo vit. /Telegrafi/