Dy persona të verbër në Kosovë kanë marrë diplomën e kolegjit brenda afatit të paraparë të studimeve bachelor. Ardian Sopa nga Llapushniku i Drenasit dhe Gëzim Bytyqi nga Prishtina janë pajisur me diplomën e kolegjit “Pjetër Budi”, në programin Administrim Biznesi, profil i administratë publike.
Ata janë regjistruar në këtë kolegj në studime në vitin akademik 2014/15. Sfidat dhe vështirësitë thonë se nuk ua zbehën atyre ëndrrën për t’i ndjekur studimet me rregull dhe që të diplomojnë.
Ndonëse, siç shprehën në një rrëfim për “Zërin”, nuk ishin të pakta momentet për ta kur shpesh do t’ia përsërisin vetes se mund të jetë e pamundur t’ia dalin dhe të arrijnë deri tek diplomimi.
Ka humbur të parit që në moshën 16-vjeçare, por Ardian Sopa nga Llapushniku i Drenasit nuk e ndërpreu shkollën. Ai tregon se në fillim nuk e pati të lehtë të orientohet me alfabetin Braj.
Mirëpo, më vonë vendosi ta sfidojë vetën dhe t’i bashkëngjitet ftesës së mikut të tij Gëzim Bytyqi që të regjistrohen bashkë në kolegj.
“Nuk kisha menduar ndonjëherë se do të regjistrohem në studime bachelor”, thotë ai, derisa rrëfen hezitimin e tij se mund t’ia dilte, sidomos në vendin ku ka lindur, në Kosovë dhe që shumë pak ofrohen kushte për personat me aftësi të kufizuara në përgjithësi.“Kisha drojë se nuk do të mund të bëja asgjë. Kur fillova t’i marrë notat, e pashë që do t’ia dilja dhe vazhdova kështu deri në fund. Në fillim ishte sfidë dhe kisha vështirësi”.
Sopa tani ndihet i lumtur që ka arritur të diplomojë dhe suksesin e tij ia dedikon familjes si dhe kolegjit “Pjetër Budi”, ku thotë se gjetën hapësirë dhe përkrahje për studim. “Është kurorëzuar mundi ynë dhe i gjithë kolegjit”.
Sipas tij, ishin edhe profesorët ata që i shtynë të mos dorëzohen dhe “që ishin në gjendje ta ndërpresin ligjëratën kur kishin paqartësi dhe ta përsërisin për gjithë grupin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar