LAJMI I FUNDIT:

Kapen mbi 15 tonelata kanabis në Vlorë

Kapen mbi 15 tonelata kanabis në Vlorë

Mbi 15 tonë kanabis u zbuluan në një super – operacion të Policisë Shqiptare, ndërsa 2 efektivë të forcave të rendit u arrestuan se bashku me një kryeplak dhe 6 persona të tjerë.

Pjesa më e madhe e lëndës narkotike u kap ne tre banesa në zonën e Llakatundit të Vlorës, në fshatin Drithash.

Njëra prej shtëpive i përket oficerit të policisë, Lirim Lamaj. Në të u gjetën të mbjella 270 bimë kanabis.
Ai u arrestua së bashku më të vëllanë e tij, Astrit Lamaj.


Polici tjetër i arrestuar, Avdul Sinanaj, akuzohet për shpërdorim detyre. Në pranga është vënë edhe kryeplaku i Drithasit, Balil Gjata, 69 vjeçar për moskallëzim krimi.
Veç Vlorës, një sasi prej 700 kilogramë kanabis u kap në Kavajë.

Policia arrite të pikasë dy mjete që ishin të ngarkuara me drogë dhe po shkonin drejt plazhit të Gjeneralit. Uniforma blu arritën të shoqërojnë katër persona. Ndërsa, në Karpen u gjet një skaf 15 metra i gjatë.

Drogë u gjet edhe në Përmet, ndërsa operacioni është zhvilluar edhe në qytetet e Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, Krijës dhe Kukësit, nën drejtimin e drejtorit të Përgjitshëm, Haki Çako, i cili paralajmëroi aksione të tjera të këtij niveli. /Klan TV/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori