LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i produkteve vendore

Hapet panairi i produkteve vendore

Në Gjilan është hapur panairi regjional i produkteve vendore, në të cilin kompanitë do të mund t’i ekspozojnë prodhimet e tyre për dy ditë me radhë, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë.

Hapjen e kësaj ngjarje e ka bërë kryetarit i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer.
“E falënderoj partnerin tonë strategjik, organizatën gjermane GIZ për mbështetjen. Familjet bujqësore në Gjilan, prodhuesit, komopanitë dhe brendet e mëdha, sot dhe nesër e kanë mundësinë që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, që ta informojnë opinionin dhe bashkatdhetarët me prodhimet e Gjilanit dhe të Anamoravës. Ne do të vazhdojmë ta mbështetin këtë prodhim”, ka Haziri.

“Ne jemi krenar me bizneset të cilat e kanë bërë me nam dhe me brend Gjilanin si ‘Fluidi’, ‘Calabria’, ‘Moea’, ‘Frutimania’, ‘Ask Food’, ‘Consoni’, prodhimi i djathit në Bresalc, i bimëve mjekësore në Stanishor, Verbicë të Zhegocit dhe vendbanime tjera. Jemi të kënaqur që prodhimi i shumë produkteve bujqësore në Gjilan është duke u zhvilluar në mënyrë jashtëzakonisht pozitive. Ne po i kthehemi edhe prodhimeve tradicionale që Gjilani i ka pasur deri tek bima e duhanit”, tha Haziri.


Ndërkaq, udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer, ka deklaruar se është e kënaqur dhe e nderuar që kanë mund ta ndërtojnë një platformë të përbashkët.

“Shpresoj shumë që do të bëhet një trend që të gjithë t’i blejnë produktetlokale e regjionale që ju I prodhoni, të cilët kanë informata për mënyrën se si prodhohen”, tha Mooshofer. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori