LAJMI I FUNDIT:

Kisha dhe Akademia e Serbisë pjesë e dialogut në Bruksel?

Kisha dhe Akademia e Serbisë pjesë e dialogut në Bruksel?

Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë kanë njoftuar se janë të gatshme të bëhen pjesë e dialogut të Serbisë me Kosovën, shkruan Vecernje Novosti.

Siç i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Novosti nga këto dy institucionet, përfaqësuesit e tyre e kanë ndërmend të bëhen pjesë e dialogut kur ai të kalojë në nivel presidentësh dhe ekipin serb ta udhëheq, Aleksander Vuçiq, njofton Klan Kosova.

“Kosova dhe Metohia është një nga qendrat e kishës sonë dhe ndër më të shenjtat dhe është shumë e rëndësishme për Serbinë që të investojë përpjekje maksimale që të mbetet brenda Serbisë. Gjithashtu është e rëndësishme për të ndihmuar serbët në Kosovë që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të normalizojnë jetën”, thuhet në deklarimin e Kishës Ortodokse.


Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Akademisë Serbe, Marko Andjelkoviq, tha se presidenti i Serbisë do ta nderonte akademinë nëse i fton ata për t’i paraqitur pikëpamjet e tyre mbi tema të rëndësishme siç është Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori