Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore, vende historike, kulturore e shumëçka tjetër. Njerëzit janë mikpritës dhe çmimet janë të volitshme, sidomos për turistët e huaj. Ushqimi gjithashtu është një tjetër arsye për të vizituar Kosovën, kurse Albinfo.ch ju prezanton dhjetë arsyet pse duhet të vizitoni Kosovën.
- Bukuritë natyrore: Njëra nga arsyet kryesore që duhet ta vizitoni Kosovën, sidomos gjatë verës, janë bukuritë natyrore. Kosova është e pasur me shumë bukuri, si gryka e Rugovës, Bjeshkët e Sharrit, Ujëvara e Mirushës, Bifurkacioni i Nerodimes e Burimi i Drinit të Bardhë. Këto janë vetëm disa nga vendet që mund t’i vizitoni, por ka edhe shumë tjera.
2. Vendet e lashta historike: Shqiptarët njihen si njëri ndër popujt më të vjetër në Evropë, dhe historia e tyre është e pasur. Nëse kërkoni vende historike, atëherë nuk do të keni vështirë. Kalaja e Prizrenit apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit janë dy nga vendet për t’i vizituar apo edhe Kalaja e Novobërdës dhe Qyteti Antik i Ulpianës.
3. Hiiking: Për adhuruesit e hiikingut, Kosova është një vend ideal. Malet e shumta në Kosovë ofrojnë këtë mundësi, ndërsa gjithashtu ka shumë oferta për vendorët dhe të huajt, andaj nuk është aspak e vështirë, për më tepër është shumë e lehtë, dhe sigurisht se nuk do të zhgënjeheni.
4. Qendrat skitare: Por, nëse dëshironi të skijoni, atëherë nuk ka asnjë problem. Për më tepër, ka disa mundësi, ndër të cilat janë Qendra Skitare në Brezovicë dhe ajo në Bogë.
Në Bjeshkët e Sharrit, ekzistojnë këto rajone të skijimit: Brezovica, Livadhet Mbretërore, Skarpa, Radesha, Restelica, Lybeteni, Piribegu, Maja e zezë, etj, që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.
5. Shpella e Gadimes: Është rreth 80 mijë e vjetër, dhe një nga shpellat më të bukura jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Kristalet e saj do t’iu lënë pa frymë, por sigurisht se duhet ta vizitoni për të parë madhështinë e saj.
6. Njerëzit miqësorë: Të gjithë turistët e huaj që vijnë në Kosovë, janë të mahnitur se sa miqësorë janë vendorët. Mikpritja është me traditë te shqiptarët dhe ndër veçoritë kombëtare. Për ta vërtetuar këtë, duhet t`i vizitoni.
7. Toleranca fetare: Shumica në Kosovë janë myslimanë, megjithatë, toleranca fetare ka traditë disa shekullore. Problemet fetare më së paku vërehen në Kosovë. Mjafton të shkoni në qytetin në Ferizajt, ku xhamia dhe kisha ndodhen afër njëra-tjetrës.
8. Çmimet e arsyeshme: Nëse jeni nga Gjermania, Zvicra, Spanja apo SHBA, atëherë, njëra nga arsyet se pse duhet të vizitoni Kosovën është se çmimet janë shumë të volitshme. Mund të kaloni për shtatë apo dhjetë ditë dhe t’i vizitoni të gjitha vendet dhe kjo nuk do t’iu rëndojë shumë kuletën tuaj.
9. Ushqimet e mrekullueshme: Nëse shkoni në Kosovë, atëherë nuk keni pse të brengoseni për ushqimin. Që nga ushqimet e shpejta (fast food), pastaj picat e makaronat, por edhe ushqimet tradicionale.
Nuk duhen të largoheni pa provuar ushqimet tradicionale, që janë ndër më të mirat jo vetëm në rajon edhe më gjerë. Flija, pasuli, gullashi apo pitja, janë disa nga to.
10. “Have fun”: Nuk janë vetëm vendet historike e kulturore, por edhe vendet e shumta, ku mund të dëfrehesh gjatë qëndrimit në Kosovë.
Shumica e popullsisë është e re, kurse lokalet e natës punojnë deri në orët e vona. Gjithashtu ka shumë festivale gjatë verës, dhe padyshim se nuk do të zhgënjeheni. Artikulli i plotë e gjeni KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe