LAJMI I FUNDIT:

Babain e nuses e godet rrufeja në mes të dasmës – ai rrëfen momentin e frikshëm (Video)

Babain e nuses e godet rrufeja në mes të dasmës – ai rrëfen momentin e frikshëm (Video)

Askush nuk i ka qejf dasmat e qeta, por fjalimi i babait të një nuseje ishte pak më “elektrizues” seç duhej, në ceremoninë e mbajtur javën e shkuar.

Kjo pasi JP Nadeau u godit nga rrufeja në mes të fjalimit që po mbante në dasmën e të bijës, në New Brunswick të Kanadasë.

“Dhe sapo i thashë dhëndrit tim “je një djalë me fat” – Boom!”, tha ai për kanadezen CBC.


Përveç një shenje të vogël në gishtin e tij, përcjell tvklan.al, Nadeau thotë se nuk pësoi dëmtim tjetër dhe dasma vijoi normalisht.

Ai shpjegoi se pak para nisjes së ceremonisë së zhvilluar më 8 Korrik, kishin parë re, madje edhe një rrufe që kishte rënë përtokë pranë vendit ku ishin mbledhur.

“Kisha mikrofonin në dorë dhe një masë ra në sistemin e dëgjimit. Duart e mia u ndezën dhe pashë një xixë”, shpjegoi burri më tej.

Fillimisht të pranishmit u shtangën, megjithatë ky incident nuk i ndaloi që të vijonin me festimet. Babai i nuses u shpreh se ishte një dasmë shumë e bukur, ndonëse pranoi se për një moment ishte trembur vërtetë.

Në trend Botë

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori