Mediat dhe rrjetet sociale janë mjete të fuqishme, për këtë dyshime më nuk ka. Këto mjete mund të shfrytëzohen për të inciuar shumë gëjra – kujtime, vëmendje, veprime dhe shumë të tjera. Por, një vend po e ndjen imapktin e vërtet të mediave dhe rrjeteve sociale është Porto Riko, krejt për shkak të superhitit botëror, Despacito.
Kënga më e fundit që ka pushtuar mbarë botën e krijuar nga superyjet e muzikës latine, Luis Fonsi dhe daddy Yankee, është shndërruar në projektin më të suksesshëm në botë në tri javët e para të lansimit duke u bërë viral.
Videoklipi “Despacito” është tani video e pestë më e shikuar në historinë e YouTube me rreth 2.5 miliardë klikime, kurse lansimi i po këtij klipi është bërë para fare pak kohësh, shkruan Telegrafi.
Vetëm pak muaj më parë, kryeministri i Porto Rikos, Ricardo Rossello, deklaroi bankrotimin e shtetit të tij. Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi që kënga shumë e dashur ka hyrë në veshin e gjitëh botës dhe ka tërhequr interesim për ishullin e vogël. Popullariteti mbarë botëror dhe vetëm pjesa e tekstit në këngë “Vamo a hacerlo e nuna playa en Puerto Rico” që në shqip do të thotë “Kështu e bëjmë ne në Porto Riko” – ka rritur në mënyrë të pabesueshme turizmin deri në 45 për qind.
Të tërheqësh turizëm dhe kritika
Edhe pse është përmendur vetëm një herë, në një rresht të këngës, efekti që ka pasur kënga në Porto Rikon ka qenë për të mos u anashkaluar.
Sipas gazetës lokale në Porto Riko, Un Nuevo Dia, kjo këngë dhe klipi i saj ka rritur turizmin në një shkallë të papritur. Videoklipi përfshin lokacione historike shumë të famshme si klubi La Factoria në Old San Juan dhe sektorin La Perla, ashtu sikurse edhe pamje tjera të bukura nga ishulli. Agjensionet turistike tashmë kanë parë këtu një mundësi të re dhe kanë përfshirë këto lokacione në guidat e tyer turistike.
Pasi e mori vesh këtë lajm, një nga këngëtarët Luis Fonsi, postoi një foto në Instagram duke shprehur kënaqësinë e tij me këtë sukses.
“Çfarë kënaqësie të lexosh këtë në një medium ndërkombëtar. Porto Riko është protagonisti i vërtetë në këtë këngë dhe video”, ka shkruar Luis Fonsi në këtë postim në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/BWK90khhA_y/
Edhe pse shumica janë të kënaqur për këtë rritje të turizmit, videoklipi është kritikuar se po krijon “Ghetto Turizëm”. Ghetto Turizmi është i definuar si lloj i turzimti ku njerëzit do të vizitojnë hapësirat e improvizuara që të shohin se si duken gjërat në “realitet” dhe nëse janë të ngjashme si në video apo reklamat ku i kanë parë ato vende. Edhe pse me kritika, Ghetto Turizmi nuk sjellë rezultate të tmerrshme dhe zakonisht sjellë më shumë të ardhura dhe interesim për njerëzit të cilët jetojnë në vendet jo atraktive turistike, por që janë promovuar shpejt.
Rrjetet sociale dhe ndërtimi i turizmit
Që prej kohës kur Instagrami është bërë rrjet i famshëm social, organizatat turistike në mbarë botën kanë tentuar që të shfrytëzojnë këtë mjet për të inkurajuar udhëtimet. Platforma vizuale ka bërë që kompanitë e udhëtimit dhe agjensionet turistike të ngarendin pas këtij rrjeti social.
Rrjetet sociale i kanë dhënë jetë “Rrjeteve të merituara”, siç janë rekomandimet nga miqt e shokët, forumet ‘online’, vlerësimet ‘online’ dhe kërkimet e postimeve në rrjetet sociale. “Rrjetet meritore” i referohen publicitetit të fituar me anë të përpjekjeve për oferta promocionale dhe jo reklamave të paguara, të cilat i referohen reklamimit klasik.
“Rrjetet meritore” kanë ndryshuar mënyrën se si kompanitë turistike punojnë në botën e internetit, sepse “rrjetet meritore” mund të ndryshojnë impaktin nga “ky vend është magjik” në “ky vend është i keq” për një ohë të shkurtër.
Për kompanitë që po punjnë në industrinë e udhëtimit, ose të turizmit, rritja krejt e menjëhershme e turizmit në Porto Riko mund të jetë një inspirim interesant. Guidat turistike që tashmë janë pasuruar me lokacionet nga ky videoklip e kuptojnë fuqinë që rrjett sociale kanë pasur në turizmin e tyre.
Efekti i Despacitos në turizmin e Porto Rikos mund të jetë një inspirim për gjithë industrinë e turizmit, ashtu sikurse për gjithë botën e marketingut. Por, si do ta shfryëtzojë Porto Riko këtë njohuri dhe këtë këngë për të rritur turizmin? Koha do ta tregojë këtë më së miri.
Soft Power dhe Content Marketing of Nations
Çka është Soft Power Marketing (SPM)? Sipas krijuesit të SPM, akademikut të Harvardit, Joseph, S. Nye Jr. – Soft Power mund të definohet si një kuptim i gjenerimit të një opinioni publik të huaj në linjë me rezultatin që e dëshiron me anë të mirëkuptimit dhe perfeksionimit të mesazhit tuaj bazuar në atë se si audienca dëgjon mesazhin tuaj dhe interpreton atë.
Soft Power Marketing është një medium i tërheqjes së tjerëve me anë të diplomacisë efektive publike që përfshin jo vetëm rrjetet e vjetra, por duke shfrytëzuar një sërë asetesh si kultura, vlerat politike dhe besime, mirë të suplementuara me anë të tregtimit fizik të po këtyre asteve.
Ky është vetëm një shikim mbi të ardhmen e re, se si mund të duket ajo. “Despacito” është shembulli më i mirë se është koha që të fillohet të punohet në Soft Power Marketing si individë dhe si kombe.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit
Ia bëri këngën të famshme - Atilla ftohet në koncert nga Anduel Kovaci - performojnë së bashku “Malli”
Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë
Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother
Ish-i burgosuri pretendon se burgu nuk po i ndalon veprimet perverse të P Diddyt: Edhe në burg ai po bie në kontakt me femrat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit