LAJMI I FUNDIT:

Pakicat si mekanizëm i ndryshimeve

Pakicat si mekanizëm i ndryshimeve

Një pacient i shqetësuar, i frikësuar dhe gjithë me panik po e pyeste mjekun e tij, i cili i trishtuar po i qëndronte mbi kokë. “Çfarë kam, unë, doktor”, e pyeste ai pa ndërprerë, ndërkohë që doktori po heshte. “ Nuk di, i dashur, nuk di”, thoshte vetë me vete. “E kur do të kuptoni, doktor”, pyeste pacienti, i cili nuk po hiqte dorë pa marrë një përgjigje…?! “Nesër i dashur, vetëm nesër, pas obduksionit mund të ju them diçka më të sigurt”, u përgjigj doktori me të njëjtin zë, pa ngjyrë!

Por, ta lëmë për një çast pacientin dhe doktorin nga kjo barsoletë dhe të shohim punët tona. Le të na thotë dikush nga çfarë vuajmë ne në Ballkan?! Ju lutem, veç mos na thoni se të gjitha i kemi nga uraniumi dhe Serbia, Rusia, apo Evropa!

Nga çka vuan demokracia në Ballkanin tonë, ku popujt edhe pas luftërash të egra, vëllavrasëse, ndëretnike, ndërfetare ende nuk kanë mbledhur mend? Hiç kancerin si sëmundjen më të përhapur, pastaj pasojnë nacionalizmi, kriptokomunizmi, religjioni, kush mbetet fajtori?! Të gjitha vendet ua lënë fajet pakicave.


Kështu, në vendet e Ballkanit perëndimor, në pushtet vihet ende veç me nacionalizëm dhe me librat e shenjët nën sqetull, ndërsa qeveriset ndryshe – me një retorikë të drejtave të njeriut dhe lirive absolute fetare e qytetare. Duke qenë se rrallë ndodhë që shumica e elektoratit të denjojë të dalë në zgjedhje, pas të gjitha zgjedhjeve, taborët mbesin të ndara pa a shumë njësoj, pra të barabarta. Baraspesha krijohet me minoritete, komunitete pakicë, jo gjithherë etnike.

Komunitetet nuk nënkuptojnë në këtë rast vetëm ato etnike apo religjioze të cilat janë kolorit i Ballkanit. Për shembull, në krye të qeverisë serbe erdhi një femër homoseksuale, por gjithsesi me kapacitete të fuqishme lobuese e cila edhe përkundër të qënit ndryshe nuk hezitoi të shprehet se qëndrimi i saj ndaj Kosovës do të jetë sikurse ai i të gjithë udhëheqësve serbë para saj – pa e përjashtuar as diktatorin Millosheviq.

Në Maqedoni dhe në Mal të Zi, zëri i komunitetit pakicë shqiptare ishte vendimtar për t’u bërë qeveritë apo për të ruajtur baraspeshën qoftë në zgjedhjet e mëparshme apo këto të fundit. Vota e tyre ndërtoi strukturën qeverisëse për t’ju kundërvënë nacionalizmit agresiv serb në Mal të Zi dhe atij bullgaromadh në Maqedoni..

Faktori ndërkombëtarë, BE dhe SHBA, përkatësisht NATO, i pafuqishëm për të dënuar sjelljet e burokratëve, ku pasonin kryesisht qytetarët – e në formën më të vrazhdë kjo ndodhë në Kosovë – filluan të shohin si mundësi dhe të përkrahin pakicat për të vënë nën kontroll shumicën dhe për t’i dhënë proceseve drejtimin e dëshiruar.

Kështu, ajo që ishte toleruar një kohë të gjatë për shkak të baraspeshës, u bë e rrezikshme për interesat perëndimore dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe jo vetëm saj, sa që filluan nëpër sheshe e rrugë turbulencat që rrezikonin të prishnin krejt rendin Ballkanik të krijuar 20 vitet e fundit, duke i përfshirë në konflikt të gjithë faktorët serioz.

Në mes të taborëve të përafërta me fuqi politike, por me një kontroll absolut të VMRO-së në shtet dhe me një rebelim të plotë të LSDM-së, u ndodh komuniteti shqiptar i cili për nevoja të qeverisjes së re dhe ndërrimit të kursit strategjik të Maqedonisë, pas mëdyshjeve të mëdha dhe presioneve u bashkua me alternativën euroatlantike, edhe pse premtimet për shqiptarët ende nuk janë realizuar, as nuk po duken në horizont dhe ende qeverisja po sfidohet me ligjin për gjuhën.

Pra, faktori shqiptar, i bashkuar, ishte kësaj radhe vendimtar që të nxirret në opozitë partia nacionaliste maqedonase e cila ishte mbahej në pushtet duke alarmuar për rrezikun shqiptar dhe duke inskenuar raste të terrorizmit dhe krimeve morbide madje dhe duke i mbajtur shqiptarët si fajtorë kujdestarë. Kjo albanofobi, në fakt, zhvendoste vëmendjen dhe njëkohësisht fshihte rrënjët e regjimit që shtriheshin deri në Serbi e në disa raste edhe deri në Rusi. Sidomos këto rrënjë dhe marrëveshjet e fshehta u zbuluan edhe nga Perëndimi kur u kuptua se projekti sekret rus për zëvendësimin e trasesë së gazsjellësit rus, nëpër Ballkan, i cili parashihej fillimisht të kalonte nëpër Bullgari e pas refuzimit bullgar planifikohej të zhvendosej nëpër Maqedoni, sepse udhëheqësit e korruptuar maqedonas e ofruan atë si një korridor alternativ.

Edhe në Mal të Zi faktori shqiptar ishte i rëndësishëm dhe vazhdon të mbetet i tillë në baraspeshën mes serbëve dhe malazezve për pushtet, sepse një pjesë e madhe e shtetasve malazezë me këmbëngulje vazhdojnë të deklarohen serbë dhe të jenë të rreshtuar rreth kishës pravosllave serbe dhe preferojnë orientimin euroaziatik, përkatësisht prorus . Në Mal të Zi, shqiptarët nuk kanë telashe me gjuhën, nuk ndihen të shtypur, por kanë vërejtje me qeveritë e mëparshme malazeze se nuk bënë mjaftë për zhvillimin e komunave shqiptare, prandaj edhe shtruan kërkesa specifike për komuna të reja aty ku shqiptarët janë shumicë. Kjo ndikoi dukshëm në orientimin, përkatësisht forcimin e krahut properëndimor e cila për pasojë pati hyrjen në NATO, edhe përkundër luftës speciale që zhvillohej ndaj udhëheqjes malazeze prej qarqeve serbe dhe ruse.

Në Kosovë, për dallim, faktori serb është determinues i shumë proceseve. Në fakt, edhe këtu bëhet fjalë për orientimin strategjik ku serbët lokalë përbëjnë më pak se 10 për qind të strukturës etnike të vendit dhe asnjëherë deri më tani nuk kanë shprehur ndonjë vullnet për t’u integruar në shoqërinë kosovare, por veten e konsiderojnë pjesë të Serbisë dhe vazhdimisht ka përpjekje që të rigrupohen apo të riorganizohen në forma parashtetërore, për të ruajtur prezencën shtetërore serbe në Kosovë e në kuadër të kësaj parashihet ndihma ruse si shpresa e vetme për këtë. Kjo fiton në rëndësi sidomos për shkak të përpjekjeve perëndimore që në fakt, vet Qeveria dhe shteti serb, të kenë orientim perëndimor dhe të kyçen në strukturat euroatlantike.

Kështu, Kosova dhe minoriteti serb në Kosovë në këtë rast shërbejnë edhe si shkop edhe si karotë për të dy qeveritë, në Beograd dhe Prishtinë, kur kjo e dyta konsiderohet mjaftë e ndikuar nga interesat turke në rajon. Kur kihet parasysh se në Serbi dhe në popullin serb në përgjithësi sentimentet tërheqin më shumë kah Lindja dhe rrënjët sllave, atëherë komuniteti serb në Kosovë merr rëndësi shumë më të madhe e ndoshta vendimtare për fatin e dy vendeve. Vetëm kjo i shpjegon format e përçudnuara të demokracisë dhe shtetit ndër ne.

Të kthehemi te barsoleta, për Ballkanin, përkatësisht për pacientin e shtrirë dhe të shqetësuar i cili e pyet pandërprerë doktorin që i rri mbi kokë. Ai nuk ka përgjigje. Por, as pakicat nuk janë fajtorë për gjendjen tonë. Fajtorë gjithnjë është shumica, prandaj mos u bëni të ashpër me pakicat. Shihni pakicat si begati dhe mundësi.

Në trend

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori