Kjo është strategjia e partisë së Gruevskit për ligjin për gjuhën shqipe
OBRM-PDUKM-ja taktizon me ligjin për gjuhën shqipe. Partia e Nikolla Gruevskit nuk do të propozoj një ligj për shqipen siç paralajmëroi një ditë më parë, por fillimisht do ta presë propozimin e shumicës parlamentare. Deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski, i cili jo më larg se dje paralajmëroi se OBRM-ja do të shqyrtojë mundësinë për të iniciuar ligj për shqipen, sot deklaroi se opozita fillimisht do të hetojë se çfarë fshihet pas propozimit të shumicës.
”Ligjin për gjuhët duhet ta shohim çfarë përmban propozimi i shumicës, çfarë përmban ai ligj dhe për çfarë janë marrë vesh. Neve disa herë para zgjedhje por edhe pas tyre jemi shprehur se gjithçka që nuk cenon Kushtetutën dhe karakterin unitar të Maqedonisë dhe që është në korniza për përmirësimin e mundësive të qytetarëve për t’i shfrytëzuar të drejtat e tyre kushtetuese në kuadër të komunave me mbi 20%, ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë. Gjithçka që i kalon ato kufij do të jetë rrezik në vete” deklaroi Ilija Dimovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Ekspertët vlerësojnë se OBRM-PDUKM-ja po tenton të propagandojë me ligjin për gjuhën shqipe. Analisti Ismet Ramadani thekson se me një paralajmërim të tillë, partia e Nikolla Gruevskit po tenton harmonizimin e marrëdhënieve me shqiptarët.
”Unë mendoj se nuk do të kenë sukses për faktin që shqiptarët mirë e kanë lexuar OBRM-PDUKM-në deri më tani në çdo veprim dhe deklarim. Prandaj nuk duhet besuar se ata mund të propozojnë ligj që do të përkrahet dhe pranohet nga shqiptarët. Ata gjithashtu janë duke bërë edhe disa obstruksione perfide karshi ndërkombëtarëve duke parë një përkrahje pa rezervë të tyre për këtë qeveri”, u shpreh analisti Ismet Ramdani.
Protestuesit e nismës për Maqedoni të përbashkët të cilët mbi 70 ditë protestuan kundër deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, e cila gjithashtu përfshinte zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetërore, sot nuk pranuan të komentojnë paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së për inicimin e ligjit për shqipen. Premtimi i OBRM-PDUKM-së për të iniciuar ligj për gjuhën shqipe vjen pas parimit që partia e Gruevskit ka vendosur në Kuvend, e që nënkupton se opozita do të iniciojë gjithçka që LSDM-ja ka premtuar në fushatë parazgjedhore. Ligji për gjuhën shqipe dhe deklarata e përbashkët e partive shqiptare për më tepër se dy muaj ishin arsye e protestave në Maqedoni e që kulmuan me ngjarjet e përgjakshme më 27 prill në Kuvend. Jo zyrtarisht mësohet se OBRM-PDUKM-ja si ligj për shqipen do të propozojë ligjin që i kishte ofruar BDI-së gjatë bisedimeve për koalicion, por me modifikime në disa fusha si uniformat e policisë, mbishkrimet në institucione dhe aplikimi i shqipes edhe në komunat pa shumicë shqiptare./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë