Me Ligjin për Automjete përveç se janë ashpërsuar kriteret dhe gjobat për shkeljet të ndryshme që bëjnë vozitësit në komunikacion gjatë drejtimeve të mjetit, është paraparë edhe kryerja e kontrolleve mobile teknike.
Neni 102 i Ligjit për Automjete tregon se kontrolla teknike mobile e kryen Ministria e Infrastrukturës, ose ndonjë subjekt i autorizuar nga kjo ministrit, por për tu kryer ky lloj i kontrolles teknike duhet që ligji të plotësohet me akt nënligjor ku do të përcaktohen kushtet dhe kriteret të cilat duhet t’i plotësojë subjekti për kontrollim teknik mobil, shkruan Telegrafi.
Por për tu kryer kontrolla teknike mobile, duhet që së pari qendrat e kontrollit teknik të pajisjen me pajisje përkatëse të cilat kanë një kosto për to.
Neni 103 i Ligjit për Automjete tregon për mënyrën e zbatueshmërisë së kontrolles mobile teknike.
“1. Kontrollit teknik mobil në rrugë i nënshtrohen mjetet të cilat arrijnë të zhvillojnë shpejtësinë mbi 25 km/h.
1.1. automjetet e projektuara dhe të konstruktuara kryesisht për transportin e personave dhe valixheve, mjetet e kategorisë M1, M2 dhe M3;
1.2. automjetet e projektuara dhe konstruktuara për transportin e mallrave kategoria e mjeteve N1, N2 dhe N3;
1.3. rimorkio e dizajnuara dhe të ndërtuar për transportin e mallrave ose personave, si edhe për akomodimin e personave, që kanë masë maksimale që tejkalon 3.5t, kategoritë e automjeteve O3 dhe O4;
1.4. traktorët me rrota të kategorisë T5 përdorimi i të cilave kryesisht zhvillohet në rrugët publike për qëllime komerciale të transportimit rrugor, tek të cilat shpejtësia më e madhe e projektuar tejkalon 40 km/h.
2. Kategoritë e mjeteve sipas këtij neni përcaktohen më akt nënligjor nga Ministria“, theksohet në këtë nen”, saktëson ky nen i Ligjit për Automjete.
Përzgjedhja e mjeteve për kontrolla teknike duhet të behet në mënyrë të rastësishme dhe pa diskriminim. Për këto rregulla flet neni 104 për inspektimin e mjeteve në rrugë, shkruan Telegrafi.
“1. Përzgjedhja e automjetit për kontrollimin e rregullsisë teknike në rrugë si dhe gjatë kryerjes kontrollimi, zyrtarët e autorizuar dhe inspektuesit duhet të përmbahen nga çfarëdo diskriminimi.
2. Kompensimi për angazhimin e njësisë mobile nuk është i lidhur drejtpërdrejt me rezultatet fillestare apo të detajuara të kontrollit të rregullsisë teknike të mjetit.
3. Inspektimet e detajuara të rregullsisë teknike në rrugë duhet të kryhen nga inspektuesit të cilët i plotësojnë kërkesat minimale të kompetencës dhe trajnimeve të përcaktuara me akt nënligjorë nga Ministria”, thekson neni 104 i Ligjit për Automjete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë