Banorët që jetojnë në rrugën “UÇK” në kryeqytet janë në telashe nga punimet që po bëhen në rrugë. Ata fajësojnë punëkryesit dhe kontraktuesit që sipas tyre po zvarrisin punët.
Në këtë lagje janë duke u ndërruar gypat e ujit të pijshëm, nga ujësjellësi Rajonal “Prishtina.
Derisa qytetarëve u intereson që këto punime të kryhen sa më shpejt sepse kanë filluar para një muaji, nga ujësjellësi konfirmojnë se ato parashihen të përfundojnë më 15 korrik.
Banorët e kësaj pjese ankohen se hapja e gropave dhe kanaleve nëpër trotuare po u shkakton vështirësi në ecje, dhe qe një muaj janë duke jetuar në pluhur.
Njëra ndër këta banorë është edhe Myzafere Abazi, sipas së cilës këto punime po e pengojnë të lëvizë lirshëm.
“Po kjo po pengon, duhet me u ndreq, ka pengesa, ka pluhur edhe për të ecur këndej shtir”, tha ajo.
Edhe qytetari tjetër Remzi Ejupi, tha se gjatë ditëve të nxehta po krijohet shumë pluhur.
Ai shprehet skeptik se punimet do të përfundojnë edhe brenda këtij muaji.
Kurse, qytetari Shemsi Jupolli, i cili ka edhe një dyqan në këtë rrugë thotë se kompania me tre punëtorë po përpiqet që të përfundojë punimet.
Ndërkohë që qytetarët kanë dërguar ankesa drejt kompanisë ujësjellësi, këta të fundit bëjnë të ditur se kompania e tyre po investon për përmirësimin e shërbimeve të tyre ndaj konsumatorëve.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arbërie Zogiani, ka thënë për KosovaPress se deri më 15 korrik pritet që i gjithë projekti të përfundojë.
“Në rrugën tek ‘Qafa’ bëhet fjalë për një investim në vazhdën e investimeve dhe projekteve që po i bënë kompania jonë për përmirësimin e shërbimeve tona ndaj konsumatorëve. Bëhet fjalë saktësisht për ndërrimin e gypit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm me gypin e ri. Deri me datën 15 në kuadër të planit dinamik do të thotë kemi kohë dhe besoj që do të përfundojë ky projekt në kuptimin e asaj që do të realizojmë të gjitha kyçjet e reja në këtë gyp të ri”, tha Zogiani.
Sipas saj, vonesë në punime kanë bërë disa ujëmatës të cilët kanë qenë brenda oborreve të konsumatorëve, të cilët janë qiradhënës dhe është kërkuar leja e qiramarrësit për t’u ekzekutuar plani i ujësjellësit rajonal “Prishtina”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze