Presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta, pritet të bëjë betimin më datë 24 korrik, në një seancë të jashtëzakonshme.
Ekziston skenari që deputetët socialistë ta bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme, duke rrezikuar betimin e presidentit të sapozgjedhur.
Por çfarë ndodh nëse Ilir Meta nuk arrij të bëjë betimin në 24 korrik?
Juristi Sokol Hazizaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, sqaron se Ilir Meta nuk e merr dot detyrën e presidentit nëse bojkotohet seanca.
Hazizaj thotë se Parlamenti e ka për detyrë të kryejë funksionin e tij kushtetues për realizimin e betimit të presidentit.
“Nëse Kuvendi nuk mblidhet për të kryer apo për të konsumuar aktin formal në përputhje me Kushtetutën për betimin, pengohet qëllimi i mandatit të presidentit të zgjedhur. Dispozitat kushtetuese vërtet ndërpresin mandatin e presidentit ekzistues, duke e lënë vakum nëpërmjet aktit formal të betimit, pra duke mos lejuar presidentin të ushtrojë aktin formal betimin, por sot jemi para një natyre tjetër”, u shpreh Hazizaj.
Ai thekson se figura e presidentit qëndron mbi palët, dhe Kuvendi e ka edhe për detyrim moral dhe institucional të mblidhet për kryerjen e betimit të presidentit të sapozgjedhur.
“Në këto kushte, nuk mendoj se i ngelet shumë kohë dhe hapësirë Kuvendit për të mos konsumuar detyrën që ai ka, praninë dhe ekzistencën e betimit. Së dyti, akti i betimit të presidentit që është i barazvlefshëm me fillimin e mandatit prej tij, nuk është akt vetëm i presidentit të republikës si pozicion institucional dhe konstitucional, por është akt i përfaqësimit të një simbolike më të madhe që përfaqëson Kuvendi i përbërë nga subjekte të ndryshme politike. Figura e presidentit e kalon autoritetin e Kuvendit, sepse vjen si rezultat i unitetit për shkak të parashikimit në Kushtetutë. Në këto kushte, nuk mendoj se Kuvendi do të çedojë në ushtrimin e tagrit të tij për të njohur institucionet. Mos ushtrimi i tagrit nëpërmjet pranisë në betim, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i konfliktit jo me presidentit por më keq sesa presidenti, me përfaqësimin unitar të kombit shqiptar”, thotë Hazizaj.
Nëse në disa seanca rresht nuk arrin që presidenti i sapozgjedhur të bëjë betimin, kreu i Kuvendit ushtron kompetencat e presidentit të Republikës derisa të zgjidhet kreu i ri i shtetit.
Juristi Hazizaj sqaron se vetë Ilir Meta në cilësinë e kreut të Kuvendit deri në muajin shtator luan rolin e presidentit. Në muajin shtator merr mandatin Parlamenti i ri. Kryetar Kuvendi do të jetë Gramoz Ruçi.
Sokol Hazizaj shprehet se më pas i takon Ruçit të marrë kompetencat e kreut të shtetit derisa të nisin procedurat nga e para për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Për shkak të ndërprerjes së mandatit të presidentit aktual në datë 24 dhe në rast të moskonfirmimit formal të betimit të presidentit të ri, Meta e ushtron detyrën e presidentit si kryetar i Kuvendit. Kushtetuta ka parashikuar rastet e ndërprerjes së mandatit dhe rastet e përfundimit të mandatit të presidentëve të mandatar për shkak të betimit dhe të përzgjedhur nga Kuvendi më parë. Gramoz Ruçi ngarkohet si kryetar Kuvendi me mandatin e ri të Parlamentit, që fillon në shtator. Në rastin konkret kur presidenti i republikës vjen si kryetar Kuvendi, detyrën e ushtron deri në fund të këtij mandati në shtator me kryetarin apo nënkryetarin e Kuvendit. Presidentit të ri pas datës së betimit i takon dekretimi i datës së mbledhjes së Kuvendit. Nëse ai nuk ushtron detyrën është gjë tjetër”, u shpreh Hazizaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj