LAJMI I FUNDIT:

Ngec ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë, donacion i Emirateve Arabe

Ngec ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë, donacion i Emirateve Arabe

Punimet në ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë kanë ngecur, duke mos arritur që projekti të përfundojë deri në fund të këtij viti, ashtu siç ishte planifikuar.

Gurthemeli i këtij spitali është vënë në mars të vitit të kaluar pas një donacioni që kishin dhënë, prej 22 milionë dollarëve amerikanë, Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan sot, gazeta Zeri.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se shkak i ngecjes së këtyre punimeve është pastrimi i hapësirës ku duhet të ndërtohet spitali dhe të rrënohen disa anekse të spitaleve në mënyrë që të vazhdohet me ndërtim.


“Ka pasur disa shtyrje në fillimin e këtyre punimeve për shkak se kompanitë që kanë marrë pjesë në tenderin për ta bërë pastrimin e kësaj hapësire kanë ushtruar kohë pas kohe ankesa ndaj fituesit. Faza e parë është pastrimi i terrenit në vendin ku do të ndërtohet spitali, me ç’rast është dashur të largohen anekset e vjetra të Pediatrisë, ku ka qenë të vendosura ambulancat e kësaj klinike. Pastaj dislokimi komplet i infrastrukturës, duke përfshirë kabllot e rrymës, të ujit, të kanalizimit, të ngrohjes, të telefonisë dhe të gjitha të tjerat që kanë kaluar nëpër hapësirën ku do të ndërtohet spitali. Për t’i kryer këto punime është e kontraktuar një kompani vendore, e cila duhet ta bëjë pastrimin e terrenit deri kah mesi i gushtit”, kanë thënë për “Zërin” zyrtarë për informim të MSH-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori