LAJMI I FUNDIT:

Nuk investoni asnjë qindarkë, ndërkaq keni pemë dhe perime pa pesticide: Kultivimi në gota është hit absolut

Nuk investoni asnjë qindarkë, ndërkaq keni pemë dhe perime pa pesticide: Kultivimi në gota është hit absolut

Në këtë mënyrë ushqeheni shëndetshëm, por njëkohësisht edhe kurseni

Fjala është për kultivimin e pemëve dhe perimeve tuaja të preferuara, pa kimikate dhe pa pesticide.

Vetëm ndiqni veprimet e thjeshta dhe shumë shpejt do ta keni kopshtin tuaj, të cilin mund ta mbani në kuzhinë, në dhomën e ditës apo në tarracë!


Më parë përgatitni gotat e plastikës – pritni fundin, pastaj shponi në disa vende me rrëmojsë dhëmbësh, ashtu që të kenë vrima sikur çdo saksi tjetër dhe qiteni fundin në tërë gotën.

Pastaj përgatitni pemën. A e keni ditur që çdo luleshtrydhe përmban rreth 200 fara të cilat mund t’i mbillni?

Thjesht, me rrëmojsë dhëmbësh nxirrni farat, qitni në gotë pak dhé dhe pastaj farat dhe ujitni me kujdes.

Pas 6 javësh luleshtrydhet do të fillojnë të rriten dhe të lulëzojnë. Pasi të lulëzojnë duhet t’i rimbillni në saksi më të mëdha.

Në këtë mënyrë mund të kultivoni edhe mjedra, avokado, limonë, domate…

Shumicën e pemëve dhe perimeve. Mbjellja dallon dukshëm për disa lloje, prandaj të gjitha detajet shikoni në video! /Telegrafi/