LAJMI I FUNDIT:

Dieta ‘Wimbledon 2017’: Heather Watson ka publikuar dietën e saj të cilën çdokush që ushtron rregullisht mund ta ndjekë

Dieta ‘Wimbledon 2017’: Heather Watson ka publikuar dietën e saj të cilën çdokush që ushtron rregullisht mund ta ndjekë

Lojtarët më të mirë të tenisit janë duke u stërvitur jashtëzakonisht shumë për të qenë në top formë gjatë turnirit më prestigjioz në planet: Wimbledon-it. Por, ushqimi të cilin e konsumojnë është po aq i rëndësishëm sa orët që i kalojnë duke stërvitur në fushën e tenisit.

Numri dy i Britanisë Heather Watson – e cila kishte mposhtur Anastasija Sevastovan – dhe Asociacioni i Tenisit të Grave (WTA) kanë shpërndarë dietën ideale, duke zbuluar se si top atletët botërorë arrijnë të kenë sukses.


Pjatat e kësaj diete përfshijnë ushqime të shëndetshme nga të cilat mund të përfitojë kushdo që stërvitet rregullisht – por dieta përfshin edhe “dhurata” interesante.

Heather Watson: Çfarë ha gjatë një dite

Për mëngjes: Zakonisht nuk jam aq e uritur në mëngjes, por ha disa fruta, një rriskë tost dhe disa vezë. Them se nuk jam e uritur por prapëseprapë ha shumë, pasi që mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës. Kur jam në shtëpi, unë ha një rriskë tost me salmon të tymosur, avokado dhe vezë.

Për drekë: Dreka është shujta e preferuar e ditës sime! Gjatë ditëve të treningut preferojë të konsumojë proteina përmes ngrënies së pulës apo peshkut, e gjithashtu konsumojë edhe shumë pemë dhe perime – kryesisht gjatë drekës konsumoj perime.

Për darkë: Gjatë darkës preferoj të ha më pak sesa në drekë, por ushqehem njësoj. Kjo do të thotë se nëse kam ngrënë peshk për drekë, në darkë ha mish ose anasjelltas. Por prapëseprapë, edhe në darkë konsumoj shumë perime. Ushqimet me sasi të lartë të karbohidrateve nuk i konsumoj aq shumë sepse karbohidratet gjenden edhe në pemë, perime dhe proteina. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu

Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu

Moda
‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit

‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit

Grim
Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Flokë dhe stil
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Keshilla Modë
Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj këmbët dhe nyejt e ënjtura

Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj këmbët dhe nyejt e ënjtura

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori