LAJMI I FUNDIT:

Sa bakshish duhet lënë?!

Sa bakshish duhet lënë?!

Lënia e bakshishit është një lloj kulture që ndryshon nga një vend të tjetrin por përgjithësisht, disa të holla pranohen në të gjithë botën për shërbimet që iu ofrohen klientëve.

Ueb faqja britanike PopSugar ka bërë një përcaktim të vlerës mesatare të bakshishit në Evropë, dhe sipas të  dhënave duket se përgjithësisht lihet si bakshish deri në 10 % e totalit të faturës.


Disa vende e kanë të përfshirë shërbimin në faturë, të tjera e kërkojnë indirekt ose drejtpërdrejt. Ka vende në botë si p.sh Jordania ku lihet si bakshish 5-36 %, apo në Japoni ku mund edhe të merret si ofendim dhe të refuzohet.

Personazhet e njohur janë edhe më të prirur për të lënë bakshish, në mënyrë që të bëjnë edhe një figurë të mirë në publik, transmeton tch. Angela Merkel, për një faturë që ishte 49.20 cent, i dha 50 euro kamarierit në në restorantin “Maison d’Antoine” në Belgjikë.