LAJMI I FUNDIT:

Kujdestari godet me grushta në kokë pacientin 89-vjeç, kamerat e fshehta brenda dhomës filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Kujdestari godet me grushta në kokë pacientin 89-vjeç, kamerat e fshehta brenda dhomës filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Një nëpunës është shkarkuar nga puna, pasi është filmuar duke goditur me grushta një pacient të moshuar i cili vuan nga demenca, të cilin derisa ia ndërronte pampersat e godet 11 herë në kokë.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur Jie Xiao godet vazhdimisht në fytyrë 89-vjeçarin George Karam, transmeton Telegrafi.

Ai me dorën e djathtë e mbante pacientin e pambrojtur, derisa  me të majtën e godiste sikur të ishte thes boksi.


Në një moment nëpunësi duket se humb durimin dhe e godet plakun, i cili vuan nga demenca (sëmundje kjo që shkakton probleme në kujtesë).

Por, e gjithë ngjarja filloi kur familjarët e pacientit filluan të dyshojnë se çfarë po i shkaktonte mavijosjet në trupin e George, i cili dy vite më parë ishte pranuar në qendrën e kujdesit për të moshuarit në Ottawa të Kanadasë.

Nipi i George, Daniel Nassrallah, një avokat i zoti, kishte vendosur të instalojë kamera të fshehta brenda dhomës së gjyshit të tij, që të kuptoj se çfarë në të vërtetë po ndodhte.

Por, ai mbeti i shokuar kur pa pamjet e filmuara nga kamerat që i kishte fshehur brenda dhomës.

“Me një fjalë kam mbetur i shtangur, këmbët filluan të më dridhen dhe nuk e dija si të reagojë”, ka deklaruar Daniel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori