Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë me rimburësimin e kuponëve fiskalë, por me mënyrë të re. Rimburësimi do të bëhet përmes përzgjedhjes me lotari. Ky ndryshim nga qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova konsiderohet si jo motivues, pasi që gjasat për të fituar tash janë të vogla.
Administrata Tatimore e Kosovës ka ndryshuar mënyrën e rimburësimit të qytetarëve të cilët grumbullojnë kuponë fiskalë. Drejtorit i ATK-së, Sakip Imeri, duke folur për mënyrën e re të rimburësimit, në fillim të javës, tha se nga tash në formë lotarie do të rimburësohen jo më shumë se 4 mijë e 5 qindë qytetarë.
“Një pliko duhet të ketë minimi 60 kuponë dhe më shumë se 250 euro vlerë. Përzgjidhet numri potencial fitues. Duhet të jenë 3000 deri në 4500 qytetarë që fitojnë. Vlera që rimburësohet është 10 % e kuponëve fiskalë, me një maksimum 100 euro”, tha ai.
Forma e re e rimburësimit megjithatë nuk pritet mirë nga qytetarët. Disa nga qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova thonë se kjo mënyrë e rimburësimit nuk është motivuese për grumbullimin e kuponëve fiskalë pasi që tash janë gjasat e vogla për t’u rimburësuart. Ata thonë se është mirë që të kthehet forma e vjetër nga e cila përfitonin të gjithë.
“Gjithmonë kemi grumbulluar. Këto i ka marrë një djalë i imi se nuk është në punë dhe me to i ka kryer studimet. E tash nuk do të grumbullojmë më, se në lotari asnjëherë nuk kemi fituar. Kam grumbulluar kuponë fiskalë në të kaluarën dhe kam marr vlerën e rimburësimit, Por me këtë formën e re të rimburësimit nuk besoj se do të mbledh përsëri kuponë”, tha ai, njofton rtklive.
Edhe pas këtyre ndryshimeve ka edhe të atillë që thonë se edhe pse nuk besojnë se do të përzgjidhen si fitues, do të grumbullojnë akoma kuponë fiskalë, sepse kjo është edhe në të mirë të shtetit.
“Kam mbledhur vazhdimisht prej se ka filluar, prej ATKI-së. Kam mbledh përsëri kuponë dhe do t’i dorëzoj edhe këtë herë. Nuk besoj se do të fitoj por, shpresoj se ministria do të ndryshojë vendimin”, tha një qytetar, citon RTK.
Rimburësimi i qytetarëve të cilët grumbullonin kuponë fiskalë ka filluar vitin e kaluar. Sipas Administratës Tatimore, deri më tash janë rimburësuar mbi 24 milionë euro për mbi 1 milion pliko të dorëzuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë