LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Sopoti” në duart e PSP-së?

Rasti “Sopoti” në duart e PSP-së?

Prokuroria e krimit të organizuar lëndën për rastin “Sopoti” e ka dërguar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), mëson Alsat-M nga burime të besueshme brenda Prokurorisë Publike. Për momentin nga PSP-ja ende nuk kanë konfirmuar nëse e kanë pranuar lëndën. Sipas ligjit të PSP-së nga momenti që kryeprokurorja speciale Katica Janeva pranon rastin ka afat prej 8 ditësh për të vendosur nëse do e marr “Sopotin” në duart e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në procesin gjyqësor për rastin “Sopoti”, 11 banorë të fshatit me po të njëjtin emër u dënuan me gjithsej 156 vite burg. Ata u shpallën fajtor për vendosjen e minës në fshatin Sopot të Kumanovës, në vitin 2003, ku e humbën jetën 2 ushtarë polak të NATO-s dhe një civil. Të akuzuarit gjatë kohë kanë pritur që rasti të kalojë në duart e Katica Janevës duke marrë parasysh se ishte publikuar bisedë e përgjuar, pikërisht për këtë rast. /Telegrafi/