LAJMI I FUNDIT:

Abrashi shpërndau marrëveshje të punësimit

Abrashi shpërndau marrëveshje të punësimit

Ministri në detyrë i Punës Arban Abrashi, vizitoi sot Zyrën e Punësimit në Mitrovicë.

Me këtë rast, ai ka shpërndarë marrëveshjet për kandidatët përfitues në projektin “Promovimi i Punësimit për të Rinj”, projekt ky i realizuar në bashkëpunimin në mes të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe GIZ-it.


Abrashi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe në prioritetet e MPMS-së, mbetet vazhdimisht dhënia e shanseve dhe hapësirave për gjeneratat e reja për të inkurajuar punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e sektorit privat.

Projekti është i ndarë në dy skema, ku në skemën e parë do të krijohen kontrata pune 12 mujore, me mundësi bashkëfinancimi për gjashtë muaj (në 50% të pagës bazë bruto), ku përfitues janë:pjesëtarët e minoriteteve, personat me nevoja të veçanta, të riatdhesuarit, etj.

Ndërsa në skemën e dytë, do të ofrohet punë praktike në këta sektorë: atë të IT-së, përpunimit të drurit dhe përpunimit të metaleve, me kohëzgjatje gjashtë muaj dhe mundësi pagese nga 150 euro në muaj.

Në këtë projekt, në rajonin e Mitrovicës kanë përfituar afër 90 punëkërkues

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori