LAJMI I FUNDIT:

Do të rishpallen konkurset për kryetar dhe gjykatës në Gjykatën Penale në Shkup

Do të rishpallen konkurset për kryetar dhe gjykatës në Gjykatën Penale në Shkup

Këshilli gjyqësor vendosi që t’i ngrijë të gjitha konkurset aktive për zgjedhje të gjykatësve ose kryetarëve të gjyqever, për shkak të rishpalljes së konkursit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo nënkupton se shfuqizohet edhe konkursi për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale, ku në garë janë ish-kryetari, Vlladimir Pançevski dhe gjykatësi Ivan Xholev.


Zoran Karaxhoski, kryetar i Këshillit gjyqësor, tha se të gjitha konkurset e shpallura para janarit të këtij viti, nuk janë në fuqi për shkak të vjetërsimit të tyre dhe për shkak të vlerësimit të rregullt të gjykatësve për vitin 2015 dhe 2016./Telegrafi/