LAJMI I FUNDIT:

Tentimvrasje në kryeqytet

Tentimvrasje në kryeqytet
Foto: Ilustrim

Një tentimvrasje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë, të hënën rreth orës 22:53, në rrugën “Rexhep Mitrovica”, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën i cili është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar në pistoletë me dy copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.