A po bie në ujë premtimi parazgjedhor i Zaevit për tarifën e lirë të energjisë elektrike? (Video)
A po bie në ujë premtimi parazgjedhor i Zoran Zaevit për kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike? Dilema u hap pasi drejtori i Komitetit Evropian të Energjisë Janez Kopaç theksoi se këtë beneficion, sipas ligjeve për tregti të Unionit do të mund ta shfrytëzojnë eventualisht vetëm kategoritë e rrezikuara apo familjet e varfra , edhe atë më shumti – 2 vjet. Kopaç potencoi se kjo masë assesi nuk mund të merret në shpenzim të qytetarëve, por konsumi i energjisë duhet të mbulohet me mjete nga buxheti shtetëror, njofton TV 21.
“Nëse realizohet një masë e tillë për konsumatorët, atëherë kjo duhet të vlejë vetëm për kategoritë e rrezikuara sociale. Për këtë do të nevojitet definicion i caktuar. Një definicion i atillë nuk ekziston në nivel evropian andaj do të duhet të bëhet në nivel shtetëror, por gjithsesi se duhet të ekzistojë. Pra, kjo masë nuk do të vlente për të gjithë, por vetëm për konsumatorë të caktuar”, tha Janez Kopaç, Drejtor i komitetit Evropitan të energjisë.
Para dy javëve, zëvendëskryeministri për ekonomi Koço Angjushev në Klik Plus të TV21 pohonte se premtimi parazgjedhor do të realizohet deri në tetor. Sipas këtij premtimi, qytetarët tarifën e lirë të energjisë do ta përdorin nga ora 13 deri në orën 16.
“Këtë do të mund ta realizonim diku në fund të tetorit, sepse ky është një proces që do të kërkonte ndërrimin e matësve nëpër Maqedoni që numërojnë diku rreth 600 mijë. Nuk do të heqim dorë. Kjo do të bëhet”, u shpreh Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Edhe pse vendosja e tarifës së lirë të rrymës ishte një nga premtimet kyçe të LSDM-së gjatë fushatës parazgjedhore, ministri Zoran Shapuriq deklaroi sot se ende nuk janë bërë analizat e hollësishme se sa do t’i kushtonte shtetit kjo masë. Njeriu i parë i Komitetit Evropian të Energjisë Janez Kopaç e kritikoi Maqedonisë se po ngec në reformat në sektorin energjetik. Kopaç theksoi edhe rëndësinë e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme si dhe reformat urgjente rreth liberalizimit të tregut të rrymës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze