LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

Kurti takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu, takuan sot Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Në një komunikatë të Vetëvendosjes thuhet se gjatë këtij takimi u dsikutua rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe mbi oraret kushtetuese të formimit të koalicioneve qeverisëse, me ç’rast Kurti e Sejdiu folën mbi 40 masat konkrete për konsolidimin e zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e Vetëvendosjes për të drejtuar qeverinë.


“Këto 40 prioritete që burojnë nga Alternativa qeverisëse mbi Shtetin e së Drejtës, Shtetin Zhvillimor dhe Shtetin Social, u prezantuan si projekti me të cilin Lëvizja Vetëvendosje synon ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik e social të tij, përmes qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti”.

Ambasadorja kroate, Kapitanoviq, shprehu mbështetjen e saj dhe të shtetit kroat për vendin tonë, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës e Kroacisë. Po ashtu, u shpalosën qëndrimet e Vetëvendosjes mbi dialogun dhe tema të tjera, ku u diskutua veçanërisht rëndësia e angazhimit të përbashkët për të mundësuar avancimin e Kosovës në integrimet evropian dhe bashkëpunimin për NATO-n. Gjithashtu, u veçua edhe roli i mërgatës në ekonominë vendore me përvoja të përbashkëta të Kosovës e Kroacisë në këtë fushë.

Në fund, nga të dyja palët pati dakordim për të vazhduar komunikimin, për takime të tjera në të ardhmen e për thellim të bashkëpunimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori