Në Universitetin e Prishtinës ka filluar Shkolla Verore e Bashkimit Evropian ku çështjet e BE-së, ekonomia dhe politika, zbatimi i MSA-së dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në përgjithësi do të jenë në qendër të programit pesë ditor.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se sistemi i arsimit është shtylla kryesore për një shtet që të ketë zhvillim ekonomik dhe politik.
Po ashtu, Apostolova tha se deri më tani 272 studentë kanë përfituar nga grantet e financuara nga BE-ja, të cilët kanë studiuar në shtetet e BE-së dhe po të njëjtët janë kthyer dhe kanë ndihmuar shtetin e Kosovës.
“Deri tani, 272 studentë nga më të ndriturit në Kosovë kanë përfituar nga grantet e financuara nga BE, duke studiuar programet Master në shtetet e BE-së. Këta studentë jo vetëm që sollën ekspertizën e fituar rishtazi, por ata a gjithashtu sollën edhe rrjetet dhe ambiciet e tyre për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e Kosovës”, tha ajo.
Apostolova tha se investimi në njerëz dhe në edukimin e tyre është investimi me i qëndrueshëm që dikush mund të bëjë.
Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, tha se integrimi në BE është pjesë e agjendës kosovare. Po ashtu, ajo tha se pavarësisht që Kosova vazhdon të mbetet e izoluar në aspektin e lirisë së lëvizjes, ka arritur të përfitojë në mënyra të ndryshme nga projektet e BE-së.
“Pavarësisht ‘backgroundit’ politik, religjionit apo etnisë, kjo paraqet një përgjegjësi shtesë për ne si qeveri, për të artikuluar angazhimin e njerëzve në një sukses dhe arritje për vendin tonë. Projekti i BE-së është tregimi më i suksesshëm pas Luftës së Dytë Botërore. Është një model jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë por edhe për zhvillimin ekonomik, lirinë e lëvizjes, të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit”, tha ajo.
Për më tepër Ahmetaj tha se studentët kosovarë kanë përfituar shumë nga projektet IPA dhe projekti Erasmus+.
Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, tha se Universiteti i Prishtinës ka sjell kuadro të cilat kanë bërë transformimin e shoqërisë. Për më tepër, ai tha se Universitetit të Prishtinës në mënyrë gjeneralë ka prodhuar akademikë, shkencëtarë, gjuhëtar e artistë.
“Ne duhet t’i përgatisim studentët tanë për të respektuar rregullat, sepse ato nuk janë thjesht rregulla, ato janë vlera. Pra, nëse ne i përgatisim ata, siç tha Apostolova kur jemi tek investimi në edukim, rezultatet nuk mund të shihen menjëherë, pasi që ky është një proces”, tha Demaj.
Prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Teuta Pustina, tha se kjo shkollë verore është një mundësi ideale që studentët të zgjerojnë njohuritë e tyre.
“Kjo shkollë verore është një mundësi ideale për zgjeruar njohuritë e juaja, për të mësuar për BE-në, në të cilën vendi ynë është i orientuar në mënyra të llojllojshme, dhe në fund iu do të jeni të pajisur dhe do të jeni të gatshëm për tregun evropian, ku pa marrë parasysh nacionalitetin tuaj, kosovar, gjerman, francez apo Italian, ju do të jeni evropian dhe dija juaj e vlerësuar duhet të tregohet në këtë mjedis dinamik”, tha ajo.
Shkolla Verore e BE-së është organizuar bashkërisht nga projekti “Young Cell Scheme” i financuar nga BE-ja dhe “European Young Cells Alumni” (EYKA) me mbështetjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës në periudhën nga 3 deri më 7 korrik. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025