LAJMI I FUNDIT:

Rama: 25 qershori, përgjegjësi, Meta të marrë atributet e presidentit

Rama: 25 qershori, përgjegjësi, Meta të marrë atributet e presidentit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e kësaj të hëne një mbledhje me deputetët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai ka theksuar se marrja e mandatit përbën një përgjegjësi për Partinë Socialiste, e cila do të mund të qeverisë e vetme.

“Kemi marrë më shumë vota se 4 vite më parë, shumë e rrallë për një parti që udhëheq vendin. Kanë votuar 73 për qind e shqiptarëve të pranishëm në atdhe. Ta mbajmë të gjithë vath në vesh se një mbështetje e këtyre përmasave nuk është më shumë vlerësim për atë që bëmë, sesa besim për atë që mund të bëjmë. Mosjustifikimi i këtij besimi do të ishte fatal për PS”, ka thënë Rama.


Pasi ka falënderuar eksponentët kryesorë të partisë së tij, Rama i ka dërguar një mesazh edhe ish-aleatit të tij Ilir Meta, si dhe Partisë Demokratike.

“Falënderoj Ilir Metën, jo për gjërat që i çoi për dreq, por për çdo kontribut pozitiv e të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. I lutem Metës të reflektojë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual e jo konfliktual e të përqendrohet tek ndreqja e gabimeve që i bëri figurës së presidentit në 40 ditët e fundit. Falënderoj edhe ministrat e LSI-së për kontributin pozitiv që dhanë në arritjet e qeverisë”, ka thënë Rama.

Sa i takon PD-së, kreu i qeverisë ka rikonfirmuar se marrëveshja e 18 majit do të mbetet një “busullë orientuese” në marrëdhëniet pozitë-opozitë. Ai ka shtuar më tej se prioriteti i PS për këtë fazë tranzicioni deri në formimin e qeverisë së re do të jetë reflektimi mbi gabimet e mandatit të kaluar. “Struktura e qeverisë së re do të shpallet pas reflektimit, deri në gusht. Nëse dështojmë në përgatitjen e këtij koalicioni me qytetarët duhet të përgatitemi për një dështim më të madh”, ka shtuar Rama.

Rama ka njoftuar më tej formimin e grupeve të punës, që do të merren me organizimin e dëgjesave qytetare, me qëllim zgjidhjen e problemeve sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori