Auditori Gjeneral i Republikës së Kosovës ka vlerësuar Kuvendin e Kosovës me notat më ta larta pozitive në raportin e fundit, ku nuk është gjetur asnjë parregullsi në menaxhimin e prokurimit dhe në menaxhimin e kontratave.
Raporti i Auditorit për vitin 2016 e ka ngritur Kuvendin si një ndër institucionet më transparente dhe më të përgjegjshme në shpenzimin e buxhetit, ndërsa i gjithë ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë mes kryetarit të Kuvendit dhe sekretarit e administratës së Kuvendit.
Sipas raportit të Auditorit i cili ka bërë edhe krahasime ndër vite për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit, vërehet se në dy vitet e fundit që Kuvendi udhëhiqet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, është shënuar progres në rritjen e transparencës dhe menaxhimit efikas të buxhetit të Kuvendit.
Raporti i Auditorit për vitin 2016 përmban 4 pika thelbësore të cilat Kuvendin e bëjnë institucionin më të efektshëm në menaxhimin transparent të buxhetit.
“Shpenzimi i planifikuar i buxhetit është realizuar në masën 99 për qind. Buxheti për paga dhe mëditje 99 për qind. Buxheti për mallra dhe shërbime 100 për qind. Për shërbime komunale 100 për qind. Për subvencione 100 për qind. Për investime kapitale 99 për qind”, thuhet mes tjerash në raportin e Auditorit gjeneral për Kuvendin.
Sa i takon buxhetit të Kuvendit për subvencione, ai është realizuar sipas rregullores përkatëse për subvencione dhe në pajtim të nenit 15 pika 13 të rregullores së Kuvendit.
Po ashtu, ky raport thekson se Kuvendi ka zbatuar me prioritet rekomandimet nga viti paraprak.
Auditori Gjeneral ka vlerësuar edhe transparencën e Kuvendit, i cili prezanton në ueb-faqe të gjitha shpenzimet për çdo tre muaj – ku përfshihet edhe prezantimi i çdo kilometri të veturave zyrtare.
Një pikë tjetër që bie në sy në raportin e Auditorit është se Kuvendi i ka kryer me rregull të gjitha pagesat e çdo obligimi ndaj operatoreve ekonomik kontraktues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare