LAJMI I FUNDIT:

Pritet një zgjidhje për romët nën kalanë e Shkupit (Video)

Pritet një zgjidhje për romët nën kalanë e Shkupit (Video)

Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale (MPPS) disa herë u ka bërë thirrje Romëve nën kala të Shkupit që të zhvendosen në fshatin Çiçino, por sipas ministrisë kjo ofertë është refuzuar. TV21 udhëtoi për të parë objektin e ri nga afër, mirëpo rojtari që po qëndronte te dera, nuk i lejuan gazetarët afër objektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëra prej 5 pikave për zgjidhjen e problemave të Romëve nën kala të Shkupit që prezantoi MPPS-ja është edhe Akomodimi në Kazermën Ilinden.


“Ne si ministri kemi bërë pesë pika, ku mendojmë që sa më shpejt të zgjidhim problemin, konsiderojmë që kjo të kontribuonte që situata të përmirësohej përkohësisht para vendosjes së këtyre personave në Kazermën Ilinden, që ndodhet afër vendit ku ata momentalisht jetojnë. Do të shohim se a ka banesa sociale që janë të lira me qëllim që tua ofrojmë atyre”, tha Mabera Kamberi, drejtuese e sektorit koordinues pran Ministrisë MPPS.

Tv21 kontaktoi me edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Nga atje na informuan se ende nuk ka asgjë konkrete për zhvendosjen e Romëve në atë Kazermë dhe se ende nuk ka ndonjë plan të detajuar. Nga MPPS-ja theksuan se personat nën kala nuk do ti zhvendosin me forcë dhe se këtë problem do ta zgjidhin përmes dialogut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori