Arabia Saudite dhe tre shtete të tjera arabe u pajtuan që t’i japin Katarit edhe 48 orë kohë për të pranuar një listë kërkesash – në të kundërtën, do të përballet me sanksione të reja.
Televizioni Al-Arabiya tha se marrëveshja për zgjatjen e afatit u bë në përgjigje të kërkesës së emirit të Kuvajtit, i cili është ndërmjetësues në mospajtimet midis Katarit dhe Arabisë Saudite, Egjiptit, Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të tjerëve.
Sauditët dhe aleatët e tyre i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit më Katarin, duke e akuzuar Dohan për mbështetje të terrorizmit dhe për afërsi me rivalin rajonal – Iranin.
Më 23 qershor, Riadi dhe aleatët kanë krijuar një listë prej 13 kërkesash dhe i kanë dhënë Katarit kohë për t’u përgjigjur deri në mesnatën e 2 korrikut.
Në mesin e kërkesave janë ndërprerja e mbështetjes financiare për terrorizmin, mbyllja e rrjetit televiziv Al Jazeera, ndërprerja e shumicës së lidhjeve me Iranin dhe mbyllja e një baze ajrore turke – në të kundërtën, Katari kërcënohet me izolim të mëtejshëm.
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Ahmad al-Sabah, tha të hënën se ka marrë përgjigje formale nga Katari dhe se ka kërkuar nga vendet arabe që të zgjasin afatin për të edhe 48 orë, raporton Evropa e Lirë.
Emiri i Kuvajtit nuk tregoi për natyrën e përgjigjes së Katarit. Por, gjatë një vizite në Romë, më 2 korrik, ministri i Jashtëm kataras, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i refuzoi kërkesat e fqinjëve dhe tha se ato janë shkelje e sovranitetit të Katarit.
Doha, megjithatë, ka thënë se është e gatshme të diskutojë për çështjet që i kanë ngritur fqinjët arabë.
Sanksionet tashmë kanë shkaktuar trazira në Katar, vend i pasur me naftë dhe me gaz, por që varet nga importet për përmbushjen e nevojave të popullsisë 2.7 milionëshe. Irani dhe Turqia kanë rritur furnizimet atje me ushqime dhe mallra të tjera.
Ndër sanksionet e mëtejshme potenciale që mund të ndërmerren kundër Katarit është pezullimi i tij nga Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit, i cili është i lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Këtë Këshill e përbëjnë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Katari, Kuvajti dhe Omani.
Departamenti amerikan i Shtetit e mirëpriti rolin e Kuvajtit për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka biseduar me liderët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Abu Dabit dhe se ka shprehur shqetësimet e tij për mosmarrëveshjen e vazhdueshme.
Trump përsëriti rëndësinë e ndalimit të financimit të terrorizmit dhe diskreditimit të ideologjisë ekstremiste. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos