LAJMI I FUNDIT:

Reagon Vali Corleone, pasi i dështoi premtimi për lëshimin e vizave (Foto)

Reagon Vali Corleone, pasi i dështoi premtimi për lëshimin e vizave (Foto)

Kohë më parë i ashtuquajturi, Princ Valentino Corleone, u kishte premtuar qytetarëve se me rastin e ditëlindjes së tij më 30 qershor, do ta bëj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Meqenëse, ditëlindja e tij kaloi dhe premtimi i Valit nuk u realizua, ai reagoi duke ua vënë fajin të tjerëve.


Thyhen faqet e Vali Corleones në Facebook, ai thotë se ka të bëjë me njoftimin për liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu Thyhen faqet e Vali Corleones në Facebook, ai thotë se ka të bëjë me njoftimin për liberalizimin e vizave

Për Lajmi.net, Kingu ka deklaruar se kanë qenë disa linja kundër tij që kanë bërë të mos realizohet premtimi i tij.

“Pasi që janë disa linja kundër Kingut dhe gjithashtu kundër popullit dhe pas gjithë këtyre elementeve, ata vepruan me forcën maksimale që më 30 qeshor të mos mund t’i lëshoj vizat” ka thënë Vali Corleone.

I indinjuar me këtë rast, Vali ka thënë se për të mos dalur real tek populli, ato ‘linja’ ia kanë bllokuar edhe Facebook-un e tij zyrtar.