LAJMI I FUNDIT:

Thyhen faqet e Vali Corleones në Facebook, ai thotë se ka të bëjë me njoftimin për liberalizimin e vizave

Thyhen faqet e Vali Corleones në Facebook, ai thotë se ka të bëjë me njoftimin për liberalizimin e vizave

Vali Corleone, King of Ilyria sot është përballë me një situatë të pakëndshme.

Kjo se faqet e tij në Facebook, si ajo e reja, ashtu edhe e verifikuara janë thyer nga disa persona dhe këtë rast ai e ka paraqitur në polici.


Në një prononcim për lajmi.net, Vali ka treguar arsyen se përse ia kanë bërë një gjë të tillë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Para 7-8 muajve kam bërë një postim ku kam thënë se liberalizimin e vizave do ta bëj me 30 qershor, ditën kur festoj ditëlindjen. Prandaj, disa persona dashakeqës në Shërbimin Sekret të Kosovës kanë hakuar faqet e mija në Facebook” ka thënë ai.

Po ashtu, Vali ka deklaruar se përkundër kësaj dhe përkundër situatës politike, ai do ta mbajë premtimin e dhënë dhe me 30 qershor vizat do jenë të hequra për Kosovën!.