LAJMI I FUNDIT:

Gruevski ka kërkuar t’i merret imuniteti i deputetit

Gruevski ka kërkuar t’i merret imuniteti i deputetit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka kërkuar nga Komisioni i Kuvendit për çështje mandatare dhe imunitet t’i merret imuniteti i deputetit. Kërkesa e tij vjen pas akuzave që ngriti PSP-ja, nga të cilat në katër prej tyre Gruevski është i dyshuar direkt: Titanik (për mashtrime zgjedhore), TNT (për shkatërrimin e “Kosmosit”), Tank (për blerjen e Mercedesit) dhe Traektorja (për ndërtimin e autostradës), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Opinioni këtë kërkesë të Gruevskit e vlerëson si tentim që të largohet nga debati në Komision dhe seancën plenare për akuzat ndaj tij.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, këtë mëngjes për Deutsche Welle deklaroi se nuk ka informacione se një kërkesë e tillë nga deputeti Nikolla Gruevski është dorëzuar në Komisionin e Kuvendit.


“Nëse një kërkesë të tillë është dorëzuar në Komision, atëherë procedura është e gabuar. Ajo së pari dorëzohet tek kryetari i Kuvendit, i cili më pas e dorëzon tek deputetët, që njëkohësisht do të thotë edhe urdhër për Komisionin përkatës të diskutojë për atë kërkesë”, tha Xhaferi.

Për lëndët në të cilat Gruevski akuzohet, ndërsa PSP kërkon paraburgim që sot do të mësohet vendimi i Gjykatës Penale.

Mbrëmë të gjitha kërkesat për paraburgim u refuzuan, ndërsa u pranuan vetëm masat e përkujdesjes për marrjen e pasaportës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori