LAJMI I FUNDIT:

Marquinhos vazhdon bashkëpunimin me PSG-në

Marquinhos vazhdon bashkëpunimin me PSG-në

Marquinhos ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germainin.

Braziliani në këtë formë u ka dhënë fund raportimeve se mund të largohet nga klubi francez duke zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2022.

“Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur që luaj te Paris Saint-Germaini dhe kjo zgjatje kontrate është provë për angazhimin tim në klub”, ka thënë Marquinhos.


Theksojmë se braziliani raportohej se gjatë kësaj vere do të transferohej te Manchester Unitedi, i cili kishte shprehur interesim për mbrojtësin. /Telegrafi/