LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra: PAN i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë

Deliu-Kodra: PAN i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e cila ka marrë vota të mjaftueshme për mandatin e tretë për deputete të Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se shumë shpejt koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e reja.

Ajo ka thënë se tashmë ky koalicion i ka siguruar votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Deliu-Kodra ka hedhur poshtë mundësinë që PDK-ja të mbetet në opozitë.


Sipas saj, PDK-ja do të jetë pjesë e Qeverisë, sepse nuk ka alternativë tjetër.

Deliu-Kodra ka deklaruar se qeverisja e drejtuar nga koalicioni PAN do t’i sjellë vendit stabilitet, zhvillim dhe prosperitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori