LAJMI I FUNDIT:

Le Pen nën akuzë për shpërdorim besimi

Le Pen nën akuzë për shpërdorim besimi

Marine Le Pen, presidentja e Frontit Kombëtar (FN), partia e ekstremit të djathtë francez, u akuzua sot për shpërdorim të besimit në hetimin për asistentët parlamentarë të eurodeputetes së FN.

”E thirrur gjatë pasdites nga gjyqtarë të sektorit financiar në Gjykatën e Parisit përgjegjëse për këtë çështje hetimore, Marine Le Pen e moshës 48 vjeçare lëshoi një deklaratë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve siç e detyron ligji”, njoftoi për median avokati i saj, Rodolphe Bosselut, raporton AFP.


Bosselut shtoi se klientja e tij kishte depozituar një ankesë prej së hënës kundër kësaj aktakuze, që në këndvështrimin e saj shkel parimin e ndarjes së pushteteve.

”Kandidatja humbëse në presidencialet franceze, e zgjedhur eurodeputete në 2004, është nën akuzë për ‘shpërdorim besimi’, në cilësinë e deputetes evropiane nga viti 2009 deri në 2016 për përdorim të fondeve evropiane në rrogat e derdhura për llogari të shefes së kabinetit të FN-së, Catherine Griset dhe truprojës së saj Thierry Legier”, bëri të ditur një burim gjyqësor.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori