LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale vendos për fatin e politikanëve për të cilët PSP kërkon paraburgim

Gjykata Penale vendos për fatin e politikanëve për të cilët PSP kërkon paraburgim

Gjykatësit e Gjykatës Penale sot do të duhet të vendosin për kërkesat për kujdes të posaçëm ndaj disa personave, ish-zyrtarë të Qeverisë së kaluar të Maqedonisë, e kërkuar nga Prokuroria Speciale Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dje, pas konferencës së PSP-së materialet për rastet: Total, Trevnik, Tifani, Titanik dhe Tortura, në mënyrë të përshpejtuar ju janë ndarë gjykatësve në mënyrë automatike.

Gjykatësit kanë kohë prej 24 orëve që të vendosin a do të pranojnë masat e kërkuara nga PSP.


Përndryshe, PSP dje ka hapur 18 lëndë, 17 aktakuza, 94 fizik dhe 7 persona juridik janë të akuzuar për keqpërdorim dhe krim gjatë kryerjes së detyrës.

PSP kërkon paraburgim për 18 persona ndërsa masë për përkujdes kërkon për 47 persona. /Telegrafi/