LAJMI I FUNDIT:

NJË ARRITJE E MADHE: Shkencëtarët prodhojnë sprejin për hundë i cili do të vrasë virusin HIV!

NJË ARRITJE E MADHE: Shkencëtarët prodhojnë sprejin për hundë i cili do të vrasë virusin HIV!

Pasi që kanë zbuluar se në çfarë mënyre virusi HIV përhapet në tru, shkencëtarët po zhvillojnë sprejin për hundë, i cili do të ndihmojë në eliminimin e virusit, transmeton Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve kanadezë të Universitetit në Alberta aktualisht po punon që të krijojë terapinë e re antivirale, e cila do të depërtojë më shpejt deri në tru.

Me metodën e sprejit për hundë të cilin po e përdorim në rastet e ftohjes, terapia do të mund të jetë mënyra më e shpejtë me të cilën do të eliminojë infeksionin në tru.


Shkencëtarët deri tani kanë mundur të mësonin se në cilën mënyrë virusi HIV është përhapur në tru pas vdekjes së pacientit, mirëpo falë të dhënave të cilat i kanë zbuluar duke studiuar të dhënat e pacientëve të vdekur dhe me kryqëzimin me procesin e njohur biologjik të virusit kanë pikëpamje krejtësisht të re ndaj situatës.

Natyra e virusit HIV i lejon të udhëtojë nëpër barriera të trurit në të cilat ka gjak madje dy javë pas infeksionit. Terapia aktuale në shërimin e HIV-it nuk mund të arrijë deri te qelizat aq lehtë.

Sa më shumë që ta kuptojmë se si HIV-i udhëton nëpër tru, kemi mundësi më të mëdha që të zhvillojnë strategji të reja të shërimit. Qëllimi është që të përcaktojmë se ku gjenden edhe rezervuarët e tjerë të virusit.

“Me terapinë klasike, qelizat e infektuara janë në gjendje latente. Ideja është që të zbulojmë madhësinë e tyre dhe të zhvillojmë strategjinë e shërimit”, thotë Veston Roda, njëra ndër autoret e studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori