Sot u shënua dita e Komunës së Gostivarit, të pranishëm politikanë të ndryshëm
Komuna e Gostivarit, në Qendrën për Kulturë organizoi akademinë solemne me rastin e Ditës së Komunës, 29 Qershorit.
Në prani të funksionarëve të lartë shtetëror, deputetë, përfaqësues të jetës fetare, kryetarë komunash, përfaqësues të Komunave Stari Grad të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Smolen të Bullgarisë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, foli mbi rëndësinë e Ditës së Komunës së Gostivarit.
Ai tha se 29 Qershori paraqet Ditën e Komunës së Gostivarit. Kjo datë sipas tij, për qytetarët e Gostivarit ka një domethënie të madhe historike, pasi më 29 qershor të vitit 1992 pas shkatërrimit të sistemit komunist, qytetarët e Gostivarit për herë të parë patën rastin që me votën e tyre demokratike të zgjedhin kryetarin e Komunës dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera lokale.
Nga skena e Qendrës për Kulturë në Gostivar, Qytetar Nderi i Qytetit të Gostivarit për vitin 2017, Bejta shpalli, Milaim Fejziun, i cili ishte kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës.
I pranishëm në këtë eveniment ishte kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili në fjalimin e tij potencoi që Komuna e Gostivarit është një nga Komunat e para e cila ka zbatuar praktika më të mira në të mirën e qytetarëve, duke ndjekur shembujt e mira të komunave evropiane.
Fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesit e Komunave Stari Grad dhe Smolen, Sanel Dragolovçan dhe Ivan Todorov Pejkov, të cilët shprehen fjalë miradie për punët e realizuara nga Komuna e Gostivarit dhe në emër të kryetarëve të Komunave, Ibrahim Haxhibajriç dhe Nikolaj Melemov falënderuan kryetarin e Komunës së Gostivarit, Bejta për ftesën e bërë për të qenë të pranishëm në festën e Ditës së Komunës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze