LAJMI I FUNDIT:

Takim Trump-Putin mbahet në Gjermani

Takim Trump-Putin mbahet në Gjermani

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet për herë të parë me homologun rus, Vladimir Putin, në kuadër të G20-tës parashikuar të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Hamburg, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Në Hamburg, presidenti do të takohet me shumë krerë”, deklaroi gjenerali H.R. McMaster, këshilltar për Sigurinë Kombëtare, duke përmendur edhe kreun rus, raporton AFP.

Duke theksuar se një prej objektivave të vizitës së Trump në Evropë ishte aplikimi i një qasjeje të përbashkët përballë Rusisë, McMaster rikujtoi gjithashtu pozicionin e presidentit amerikan në këtë çështje.


“Sikurse presidenti është shprehur, ai kërkon që SHBA-ja dhe krerët e vendeve perëndimore së bashku të zhvillojnë një marrëdhënie më konstruktive me Rusinë, por ai ka thënë gjithashtu qartësisht se do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’iu përgjigjur sjelljeve destabilizuese të Rusisë”, shpjegoi ai.

Mes takimeve të tjera të parashikuara me rastin e G20-tës, gjenerali H.R. McMaster citoi gjithashtu ato me krerët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Singaporit dhe Indonezisë.

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Botë
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Botë
Kalo në kategori