LAJMI I FUNDIT:

“Punëdhënësit e kanë obligim t’i mbrojnë punëtorët nga temperaturat e larta”

“Punëdhënësit e kanë obligim t’i mbrojnë punëtorët nga temperaturat e larta”

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i përkujton punëdhënësit se kanë për obligim që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve, për shkak të temperaturave të larta vijuese të paralajmëruara për nesër dhe të shtunën.

“Duke pasur parasysh atë që për të premten (30.06.2017) dhe të shtunën (1.7.2017) parashikohet faza e portokalltë, ju informojmë për rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë: Në pajtueshmëri me Planin aksionar për parandalim nga valët e të nxehtit mbi popullatën në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, rekomandon që nga obligimet e punës të lirohet gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të moshës mbi 60 vjeç”, thuhet në kumtesën nga MPPS-ja.

Punëdhënëse u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.


Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu, rekomandoi që të mos mbahen aktivitete sportive në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, ndërsa posaçërisht, siç thuhet në kumtesën nga MPPS-ja, rekomandohet që institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet për fëmijë) të mos i nxjerrin fëmijët në të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në të njëjtën periudhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori