LAJMI I FUNDIT:

AKR dyshon se u keqpërdorën votat në disa kuti, kërkon që të hetohet rasti (Dokument)

AKR dyshon se u keqpërdorën votat në disa kuti, kërkon që të hetohet rasti (Dokument)

Partia Aleanca Kosova e Re, përmes një kërkese që e ka siguruar lajmi.net ka kërkuar që të ushtrohet ankesë sepse, sipas AKR-së, në disa kuti janë vërejtur parregullsi në procesin e numërimit të votave.

Në emër të AKR-së, kërkesën e ka bërë sekretari i partisë, Rrahim Pacolli, duke iu drejtuar zyrtarit ligjor të LDK-së, Florian Dushi.

Në kërkesën e AKR-së, që e posedon lajmi.net thuhet se “në disa vendvotime fletëvotimet janë mbushur me të njëjtën formë dhe të njëjtën ngjyrë të stilolapsit”.


“Aleanca Kosova e Re me vëzhguesit e saj në qendërn e numërimit të votave në KQZ gjatë numërimit të votave me postë, në kutin e votimit me numër BM106/002, dhe në disa kuti tjera ke vërejtur parregullsi gjatë procesit të votimit, pasi që fletëvotimet në këtë vendvotim janë plotësuar në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën formë, me të njëjtën ngjyrë të stilolapsit si dhe janë votuar të njëjtin numra të kandidatëve për deputet nga partia GISL me numër rendor në fletëvotim 22”, thuhet në kërksën e AKR-së.

Një burim i ka thënë lajmi.net se disa femra të AKR-së kanë mbetur jashtë Kuvendit për pak vota, deri 20 vota diferenca.

“AKR dyshon se kjo është bërë qëllimshëm që të mos arrijnë të bëhet pjesë e Kuvendit deputetët e partisë tonë”, ka thënë një burim brenda kësaj partie për lajmi.net.

Ndryshe dje në një intervistë lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se ka frik se votat u keqpërdorën brenda koalicionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori