Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga Sekretari për Bujqësi, Bill Northey, bashkë me gjeneralmajorin Timothy Orr prej Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas.
Presidenti Thaçi theksoi se vizitat e ndërsjella janë shumë të rëndësishme për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat.
“Raportet tona me SHBA-në përjetësisht do të jenë të veçanta. Bashkëpunimi jonë me Iowa është vetëm reflektim i këtyre raporteve. Ky bashkëpunim është duke forcuar shtetin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Në këtë takim është folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë kushtetuese e Kosovës, duke ritheksuar se askush nuk mund të vendos veto dhe se ky transformim është i pandalshëm.
“Do të lëvizim në mënyrë të koordinuar në transformimin e FSK-së”, ka shtuar ai.
Nga ana tjetër, gjeneralmajori Timothy Orr ka thënë se partneriteti ndërmjet gardës dhe FSK-së është shumë i fuqishëm dhe do të vazhdojnë me trajnime dhe programe të ndryshme mbështetëse për FSK-në.
Me delegacionin e Iowas, presidenti Thaçi ka biseduar edhe për shkëmbimet në fushën e arsimit, bujqësisë dhe fushave të tjera.
Ai ka falënderuar Sekretarin për Bujqësi, Bill Northey, si dhe anëtarët e tjerë të grupit për mbështetjen që Iowa i ka dhënë Kosovës në fushën bujqësisë.
Presidenti ka thënë se edhe studentët që kanë përfunduar dhe janë duke vazhduar studimet në universitetet e Iowas do të kthehen për të mbështetur zhvillimin e Kosovës.
Ai ka mirëpritur edhe idenë e delegacionit për të hapur një Zyre të Iowas në Kosovë, e cila do të lehtësonte edhe më shumë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze