LAJMI I FUNDIT:

Eduard Selami: Shpall kandidaturën për kryetar të PD

Eduard Selami: Shpall kandidaturën për kryetar të PD

Eduard Selami ka vendosur të garojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik.

Ky vendim u bë i ditur nga vetë Selami, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.

“Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruan Selami në profilin e tij.


Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.

Më herët Basha ngriu pozicionin e tij si kryetar dhe i hapi rrugë organizimit të procesit të zgjedhjes së kreut të PD-së sipas parimit ‘një anëtar, një votë’, duke premtuar se do të garojë me projektin e tij, për të mbajtur drejtimin partisë.

Eduard Selami nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve të personave që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës, pasditen e të martës.

Selami gjithashtu, nuk polemizoi me Bashën as kur ky i fundit e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, por shprehu publikisht mbështetje për emrat e përzgjedhur nga ai. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori