Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 qershorit ka detyruar 19 anëtarët e Kryesisë së PD-së të kërkojnë publikisht largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke e bërë si përgjegjësin kryesor të humbjes së këtyre zgjedhjeve. Deklaratën mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.
Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.
Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.
Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!
- Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
- Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
- Edith Harxhi Anëtar i KK
- Edvin Kulluri Anëtar i KK
- Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
- Fabian Topollaj, Anëtar i KK
- Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
- Grigels Muçollari Anëtar i KK
- Gent Minarolli Anëtar i KK
- Gjergj Lezhja Anëtar i KK
- Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
- Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
- Juela Meçani Anëtar i KK
- Leonard Olli Anëtar i KK
- Ledina Aliolli Anëtar i KK
- Mirgen Lata KK
- Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
- Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
- Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti” (sic.).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City